NDRYSHO BRENDINË TËNDE PËRMES MEDITIMIT, HIPNOZES DHE REFLEKTIMIT

 

Një mënyrë e thjeshtë për të qetësuar mendjen, për të liruar ngarkesat e brendshme dhe për të krijuar më shumë balancë në jetën tënde.

160f435a-8e6a-4607-b3cf-4444f6876186

           Temat që do të treajtohen gjatë ketyre mbrëmjeve

Lirohu nga stresi dhe rikthehu në qetësi

Fillo të lirohesh nga stresi që të rëndon çdo ditë dhe rikthehu në një gjendje më të qetë brenda vetes. Krijo hapësirë për frymëmarrje, qartësi dhe balancë, në mënyrë që të ndihesh më e lehtë dhe më e pranishme në jetën tënde të përditshme.

Liro frikën dhe bllokimet që të mbajnë mbrapa

Frika dhe bllokimet e brendshme shpesh të ndalojnë të ecësh përpara. Duke i njohur dhe liruar ato, hap një rrugë të re për veten tënde  një rrugë ku ndihesh më e lirë, më e sigurt dhe më e fuqishme në vendimet që merr.

Lidhja me forcën tënde të brendshme

Brenda teje ekziston një forcë e madhe që ndonjëherë harrohet. Duke u lidhur me këtë forcë të brendshme, fillon të ndjesh më shumë besim, stabilitet dhe qartësi. Kjo lidhje të ndihmon të përballosh sfidat me më shumë qetësi dhe vetëbesim.

Lirimi nga bindjet që të kanë mbajtur mbrapa

Bindjet e vjetra dhe mendimet kufizuese mund të të mbajnë të bllokuar pa e kuptuar. Kur fillon t’i vëresh dhe t’i transformosh ato, krijon mundësi të reja për rritje, liri dhe një mënyrë të re të të jetuarit.

Zbulo potencialin tënd

Brenda teje ka shumë më tepër sesa mendon. Duke zbuluar potencialin tënd të vërtetë, fillon të ecësh në drejtimin që të përmbush dhe të jep kuptim. Lejo veten të eksplorosh, të rritesh dhe të jetosh versionin më të mirë të vetes tënde.

Fillimi: 23 Pril 2026

Zhvillohet LIVE në Zoom, drejtpërdrejt me mua.

5 mbrëmje (1 herë në javë )

qdo te merkure në ora 19: 00

investimi 99 CHF.

 

 

 

 

Zbulo fuqinë qe ke brenda vetes

 

Ndoshta ke kaluar momente të vështira dhe ndihesh e lodhur apo e bllokuar.
Por brenda teje ekziston një forcë e madhe që pret të zgjohet.

Ky është momenti për të ndalur, për të reflektuar dhe për t’u lidhur më thellë me veten.
Për të krijuar më shumë qetësi, besim dhe hapësirë brenda vetes tënde.
Dhe për t’i dhënë vetes mundësinë të ecësh përpara me më shumë lehtësi dhe qartësi.

 

Foto Lindita

Lindita Morina

Kush jamë une

Prej më shumë se 16 vitesh punoj në fushën terapeutike dhe kam ndihmuar shumë njerëz në rrugëtimin e tyre.
Rruga ime më ka çuar drejt një lidhjeje më të thellë me veten time.

Një përjetim më i thellë ishte humbja e vëllait tim. Ishte një pikë kthese për mua, që më lidhi me intuitën time, me një botë që nuk e kisha njohur më parë.

Sot, e ndaj këtë rrugëtim me të tjerët dhe i mbështes të gjejnë më shumë qetësi, forcë dhe lidhje me veten.

 

 

Si funksionon ky rrugëtim

Në këtë rrugëtim, ti fillon të ndalesh për një moment dhe të rikthehesh te vetja jote.
Hap pas hapi, krijon një lidhje më të thellë me veten dhe gjen më shumë qetësi, qartësi dhe besim brenda vetes.

Përmes hipnozës, meditimit dhe reflektimit, hapet një hapësirë ku mund të lirohesh nga ngarkesat e brendshme dhe të krijosh një ndjenjë më të lehtë dhe më të balancuar në jetën tënde.
Ky është një proces i butë, i sigurt dhe i udhëhequr, ku çdo hap të afron më shumë me veten tënde të vërtetë.

Ky rrugëtim është për ty nëse ndihesh e lodhur, e mbingarkuar dhe kërkon më shumë qetësi brenda vetes.
Nëse dëshiron të lirohesh nga frika dhe bllokimet dhe të ndërtosh një lidhje më të fortë me veten tënde.
Nëse je gati të bësh një hap për veten tënde dhe të krijosh më shumë balancë në jetën tënde.

tungart7-woman-8805918_1920

Adresse

Praxis Lindita Morina
Hauptstrasse 44
6280 Hochdorf
Tel: 079 850 06 50
E-Mail: hallo@linditamorina.ch

Anreise

Der Bahnhof Hochdorf ist zwei Minuten entfernt.
Vor dem Haus hat es Parkplätze.
Weitere Parkplätze im Umfeld von ein bis zwei Minuten.

Zugang Praxis
Es steht eine breite Treppe und ein Lift zur Verfügung.
Die Praxis ist behindertengerecht und rollstuhlgängig.

Hinweis

Meine Arbeit ersetzt keinen Arzt, sondern versteht sich als Ergänzung zur schulmedizinischen Versorgung.