NDRYSHO BRENDINË TËNDE PËRMES MEDITIMIT, HIPNOZES DHE REFLEKTIMIT
Një mënyrë e thjeshtë për të qetësuar mendjen, për të liruar ngarkesat e brendshme dhe për të krijuar më shumë balancë në jetën tënde.
Temat që do të treajtohen gjatë ketyre mbrëmjeve
Lirohu nga stresi dhe rikthehu në qetësi
Fillo të lirohesh nga stresi që të rëndon çdo ditë dhe rikthehu në një gjendje më të qetë brenda vetes. Krijo hapësirë për frymëmarrje, qartësi dhe balancë, në mënyrë që të ndihesh më e lehtë dhe më e pranishme në jetën tënde të përditshme.
Lidhja me forcën tënde të brendshme
Brenda teje ekziston një forcë e madhe që ndonjëherë harrohet. Duke u lidhur me këtë forcë të brendshme, fillon të ndjesh më shumë besim, stabilitet dhe qartësi. Kjo lidhje të ndihmon të përballosh sfidat me më shumë qetësi dhe vetëbesim.
Zbulo potencialin tënd
Brenda teje ka shumë më tepër sesa mendon. Duke zbuluar potencialin tënd të vërtetë, fillon të ecësh në drejtimin që të përmbush dhe të jep kuptim. Lejo veten të eksplorosh, të rritesh dhe të jetosh versionin më të mirë të vetes tënde.
Takimet do të zhvillohen një herë në dy javë zakonisht të mërkureve në mbrëmje në orën 19:30.
Takimi i radhes është më 11. Qeshor e merkure në ora 19:30.
Zhvillohet LIVE në Zoom, drejtpërdrejt me mua.
Temat aktuale janë të publikuara më lart, në vazhdimësi shtohen tema të reja.
Mund të bashkohesh në qdo kohë
5 mbrëmje (1 herë në javë )
investimi 99 CHF. (ose 25 CHF për 1 mbrëmje)
Pagesa bëhet online me kartë krediti, përmes TWINT ose me transfertë bankare. Për detaje kontaktoni lirshëm direkt në WhatsApp.
Liro frikën dhe bllokimet që të mbajnë mbrapa
Frika dhe bllokimet e brendshme shpesh të ndalojnë të ecësh përpara. Duke i njohur dhe liruar ato, hap një rrugë të re për veten tënde një rrugë ku ndihesh më e lirë, më e sigurt dhe më e fuqishme në vendimet që merr.
Lirimi nga bindjet që të kanë mbajtur mbrapa
Bindjet e vjetra dhe mendimet kufizuese mund të të mbajnë të bllokuar pa e kuptuar. Kur fillon t’i vëresh dhe t’i transformosh ato, krijon mundësi të reja për rritje, liri dhe një mënyrë të re të të jetuarit.
Zbulo fuqinë qe ke brenda vetes
Ndoshta ke kaluar momente të vështira dhe ndihesh e lodhur apo e bllokuar.
Por brenda teje ekziston një forcë e madhe që pret të zgjohet.
Ky është momenti për të ndalur, për të reflektuar dhe për t’u lidhur më thellë me veten.
Për të krijuar më shumë qetësi, besim dhe hapësirë brenda vetes tënde.
Dhe për t’i dhënë vetes mundësinë të ecësh përpara me më shumë lehtësi dhe qartësi.
Lindita Morina
Unë jam Lindita Morina, nënë e tre fëmijëve të rritur dhe jetoj në Zvicër që nga viti 1991.
Rrugëtimi im personal dhe profesional më ka çuar drejt një lidhjeje më të thellë me veten, emocionet dhe zhvillimin e brendshëm. Humbja e vëllait tim në vitin 2008 ishte një pikë kthese e rëndësishme në jetën time. Kjo përvojë më afroi më thellë me botën e intuitës dhe emocioneve, të cilat gradualisht u shndërruan në mësime të thella dhe forcë të brendshme.
Për më shumë se 16 vite punoj si terapiste në ordinancën time në Hochdorf. Gjatë kësaj kohe kam mbështetur shumë njerëz në proceset e tyre të zhvillimit personal, në tejkalimin e frikërave, bllokimeve emocionale dhe sfidave të ndryshme të jetës.
Sot e ndaj këtë përvojë me përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për rrugëtimin unik të secilit person.
Si funksionon ky rrugëtim
Në këtë rrugëtim, ti fillon të ndalesh për një moment dhe të rikthehesh te vetja jote.
Hap pas hapi, krijon një lidhje më të thellë me veten dhe gjen më shumë qetësi, qartësi dhe besim brenda vetes.
Përmes hipnozës, meditimit dhe reflektimit, hapet një hapësirë ku mund të lirohesh nga ngarkesat e brendshme dhe të krijosh një ndjenjë më të lehtë dhe më të balancuar në jetën tënde.
Ky është një proces i butë, i sigurt dhe i udhëhequr, ku çdo hap të afron më shumë me veten tënde të vërtetë.
Ky rrugëtim është për ty nëse ndihesh e lodhur, e mbingarkuar dhe kërkon më shumë qetësi brenda vetes.
Nëse dëshiron të lirohesh nga frika dhe bllokimet dhe të ndërtosh një lidhje më të fortë me veten tënde.
Nëse je gati të bësh një hap për veten tënde dhe të krijosh më shumë balancë në jetën tënde.
E qertifikuar nga EMR dhe ASCA, institucione të njohura profesionale në Zvicër. Puna ime terapeutike është prezantuar në revistën “Best of Kanton Luzern” dhe jam gjithashtu pjesë e listës së terapistëve të rekomanduar nga Gabriel Palacios.
Adresse
Praxis Lindita Morina
Hauptstrasse 44
6280 Hochdorf
Tel: 079 850 06 50
E-Mail: hallo@linditamorina.ch
Anreise
Der Bahnhof Hochdorf ist zwei Minuten entfernt.
Vor dem Haus hat es Parkplätze.
Weitere Parkplätze im Umfeld von ein bis zwei Minuten.
Zugang Praxis
Es steht eine breite Treppe und ein Lift zur Verfügung.
Die Praxis ist behindertengerecht und rollstuhlgängig.
Hinweis
Meine Arbeit ersetzt keinen Arzt, sondern versteht sich als Ergänzung zur schulmedizinischen Versorgung.